Udhëtim me anije
Edhe pse është një qytet me më shumë se 2500 vjet histori dhe me një trashëgimi kulturore të mahnitshme, Ulqini është i famshëm për plazhet e tij. Ju ftojmë të eksploroni bregun e Ulqinit në mënyrën më të bukur duke rezervuar një turne privat me varkën tonë.
Mysafirët tanë mund të zgjedhin nga plazhet dhe vendet nga më te njohurat deri tek ato më të fshehurat të pakrahasueshmet të zbulohen si gurët e cmuar.
5 rekomandimet tona për udhëtimin me anije jane:
Ishulli i Bunës
Lumi Buna
Plazhi i Madh
Gjiri Valdanosit
Plazhi në Krruc

Mos humbisni të vizitoni ishullin magjik të Bunës, i krijuar nga delta e lumit Buna. 4.8km2 Ishulli i Bunës ka formë trekëndore dhe kufizohet me lumin Buna nga dy anët dhe nga deti Adriatik në anën jugore.
Egzotik dhe i bukur, Ishulli i Bunës është gjithashtu një vend i përsosur për nudizëm
Lumi Buna buron nga liqeni i Shkodrës. Është 44 km i gjatë dhe për nga sasia e ujit të sjellë në det, është lumi i tretë në Mesdhe (pas lumenjve Nil dhe Po në Itali). Një turne në lumin Bojana do t’ju habisë dhe ndoshta do t’ju shtojë oreksin, por mos u shqetësoni është vendi ku janë restorantet më të mira të peshkut!
Plazhi i Madhe sic nënkupton edhe emri është plazhi më i gjatë në detin Adriatik(13km) dhe shtrihet nga lumi Buna deri në Portin Milenë në Ulqin. Një nga aktivitetet kryesore në vitet e fundit është Kite Surf. Plazhi i bukur me rërë 13km i gjatë, me erëra pothuajse cdo dite gjatë verës, e bën atë një vend ideal për kite surf dhe për tjera sporte në ujë sic është windsurf apo surf në erë.
Nuk është aspak cudi që The New York Times ka zgjedhur Plazhin e madh në vitin 2010 si destinacion kryesorë për ta vizituar.



Një ose disa ditë të pushimeve duhet t’i kushtoni vizitës në gjirin e Valdanosit dhe ja po ju japim arsyet… Ai ka qenë limani kryesorë i piratëve ulqinak dhe vendi i shumë betejave detare,
Njerëzit e mirëinformuar pohojnë se fundi i pamjes fsheh pamjet e anijeve të fundosura të periudhës greke dhe romake. Valdanosi është strofull e vërtetë e ulinjve, duke ditur faktin se në të ka më shumë se 80.000 pemë ulliri.
Plazhi i Krrucit është plazhë me gur, i vendosur në një gji të vogël afër fshatit Krruc, pas të cilit ka marrë dhe emrin. Ata që e duan unitetin me natyrën larg resorteve të ngarkuara dhe larg turistëve do ta shijojnë këtë plazhë.
Mungojnë komoditete të tilla si shezllonet dhe cadrat e plazhit, aty ka vetëm një kafene të vogël.



Eventet
Barjaktar është vendi fantastik për organizimin e eventeve të ndryshme sic janë: ditlindjet, përvjetoret si dhe dasmat që kanë numër të vogël të ftuarish.
Po kërkoni një përvoje unike? Pse të mos rezervoni një seance degustimi të verës? Ju do të provoni verërat tona të zgjedhura të shoqëruara me antipastë.
Hoteli ynë është zgjedhje e shkëlqyer për organizimin e eventeve zyrtare me numër deri në 60 persona(kokteilet e bizneseve,grupe të ndryshme të bizneseve).