Recepsioni dhe Butiku i Verës
Restoranti
Me pamje mahnitëse nga deti, nga kisha dhe nga qyteti i vjetër, shijoni restorantin tonë me kuzhinë lokale, mediterane dhe kontinentale – të thjeshtë, kualitet dhe të shijshme.
Ulqini si qytet me kulturë,kombësi,religjion te ndryshem ka influencuar për karakteristikat në kuzhinë.
Duke kombinuar përbërësit vendas dhe të cilësisë më të lartë, ne krijojmë një simfoni të shijeve hyjnore dhe një eksperiencë të shkëlqyer.
Përjetoni më të mirat e gastronomisë dhe kulturës ulqinake!
Ne synojmë t’ju bëjmë momentet në restorantin tonë pjesë të paharruar të pushimeve tuaja.
Tarracë në Rooftop
Imagjononi të relaksoheni ne Jacuzzi me shampanjë në dorë, duke ndjerë erën e detit në një pasdite vere dhe duke shijuar pamjen e mrekullueshme. Tingëllon si një ëndërr, apo jo?
Mund të shijoni një pije dhe të merrni rrezet e diellit në Rooftop bar që është i akomoduar në mënyrë për rehatine tuaj me mini pishinë dhe jacuzzi. Detoksifikojeni veten tuaj në sauna me pamja nga deti ose mund te mbani trupin në formë në palester. Gjithashtu është dhe pjesa për masazhe që duhet bërë kërkesë për ta rezervuar.
Tarraca e Rooftopit ëshë një vend qe përmban përmbajtje të ndryshme që do të përmbushin qëndrimin tuaj dhe do të bëjnë pushimet më madhështore.
Tarraca jonë në Rooftop përfshinë:
Pishina
Nëse nuk ndjeni në humor që të shetisni dhe të eksploroni vendet dhe plazhet e Ulqinit, pishina e jashtëme është në dispozicionin tuaj.